Vdekja e 23-vjeçares në Vlorë, mjekët: Mund të ketë bërë abort në shtëpi

Nënë e dy fëmijëve edhe pse vetëm 23-vjeç, Brisilda Sadushi humbi jetën në spitalin e Vlorës. Sipas mjekëve, ajo kishte infeksion të përgjithshëm në gjak dhe tension të ulët.

E reja kishte disa vite e martuar me Eduart Sadushi dhe së bashku kishin dy fëmijë.
Marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Eduarti ndodhet në burg pasi ka qëlluar në ambient publik Brisildën, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte.

Nëna e dy fëmijëve kishte shkuar 2 herë në spital me shenja në trup, por pasi u qëllua në publik, u bind për ta denoncuar bashkëshortin e dhunshëm. Mjekët shprehen se e ndjera mund të ketë kryer një abort në kushte shtëpie, pasi kishte hemoragji në bark.

SHKARKO APP