Home Aktualitet Vdekja e 4 tu...

Vdekja e 4 turistëve, Prokuroria i dërgon informacion ambasadës ruse

67
0

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë informacion të shkurtër ambasadës së Rusisë në vendin tonë lidhur me humbjen e jetës së 4 turistëve në një hotel, në Qerret të Kavajës. Ndonëse në të nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e vdekjes, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një informacion zyrës diplomatike lidhur me veprimet hetimore deri në këtë fazë.

Një pjesë e ekspertimeve kërkojnë dhe asistencën ndërkombëtare, ndërsa këtë javë pritet dhe kryerja e eksperimentit hetimor. Prokurorët në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit publik, do të rikrijojnë të njëjtën situatë që ishte në resort më 15 tetor, duke hedhur sërish klor në pishinën e brendshme të hotelit.

Mjekësia ligjore ende nuk ka nxjerrë një raport, ndërsa ushqimet që ata kanë përdorur nuk janë ekzaminuar, pasi ISUV tha se nuk ka kompetencë ligjore në ekzaminimin e tyre.

Në Institutin e Policisë Shkencore janë dërguar dy celularë të fikur, të cilët nuk janë hapur dot dhe do të dërgohen drejt Izraelit për të parë komunikimet e fundit që kanë pasur turistët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit