Home Aktualitet Vde*kja e Lea...

Vde*kja e Lear Kurtit shkaktoi protesta, por Policia nuk pati faj. Prokuroria pushon çështjen

50
0

Vdekja e tij shkaktoi protesta të forta, por Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, duke mos gjetur shkelje nga policët të cilët e arrestuan. Sipas hetimeve ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza e lëndës narkotike. Kërkesa e prokurorisë së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë.

Ngjarja ndodhi në 22 tetor 2022. Gjatë ndjekjes së policisë, 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika pasi nuk donte të arrestohej. Lear Kurti ndërroi jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i ishte gjetur një përmbajtje plastike disa cm me kokainë.

Vdekja e të riut shkaktoi një sërë përplasjesh, pasi opozita akuzoi Policinë e Shtetit se ishin ato që e vranë Lear Kurti, e për ketë thirrën edhe protesta duke kërkuar drejtësi, e deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit