Home Aktualitet Vdes Henry Ki...

Vdes Henry Kissinger, këshilltari që shoi luftëra dhe ishte më shumë europian se amerikan

66
0

Eksperti i marrëdhënieve me jashtë, një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikëbërjes me jashtë, Henry Kissinger është ndarë nga jeta. Në 27 maj ai mbushi plot 1 shekull jetë.

Rama atë ditë e quante “Big Boss”, kurse ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruante ndër të tjera:

“Nga një fëmijë hebre në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA-ve dhe më pas Sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë europian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia europiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”.

Kissinger i mbylli sytë në shtëpinë e tij në Connecticut.

Për shkak të talentit në marrëdhëniet me jashtë dhe shuarjes së disa luftërave, Kissinger ka edhe një Nobel për Paqen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit