Home POLITIKE Veliaj takim ...

Veliaj takim me kryebashkiakun e New York-ut: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar

0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Amerikë dhe ka zhvilluar një takim të veçantë me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj vlerëson mbështetjen që kryebashkiaku Adams i jep komunitetit shqiptar atje.

“I lumtur të takoja kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, sot në mëngjes, në Gracie Mansion! Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar këtu dhe sa shumë mbështetet nga kryetari Adams dhe ekipi i tij”, thekson Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ndërkohë pasdite ka takuar Michael Granoff.  Kryebashkiaku shkruan: “Gjithnjë kënaqësi takimi në Nju Jork me mikun e mirë Michael Granoff, kryetarin e bordit të #The_AADF
Ende pa u hapur zyrtarisht, projekti ynë – Piramida – është kthyer në destinacion turistik! Imagjino ç’do bëhet më 16 Tetor kur të zbarkojë gjithë Europa në Tiranë!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit