Home KRYESORE Veliaj, Yuri ...

Veliaj, Yuri Kim dhe kreu i Bordit të AADF-së te Piramida: Po investojmë për punët e së ardhmes

259
0

Inspektimin e radhës te Piramida, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri me kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, si dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Pas vizitës, Veliaj tha se Piramida e transformuar, edhe me financim të AADF, do të jetë gati për të pritur fëmijët në pranverë.

“Trashëguam një godinë që glorifikonte sistemin e kaluar, ish diktatorin, kurse sot është një ndërtesë që i rikthehet qytetit, por kryesisht fëmijëve. Kemi pasur një histori suksesi me qendrën TUMO, e cila për shkak të kërkesave të shumta sot s’mund të akomodojë më fëmijë, për shkak edhe të sistemit të bursave sepse financojmë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë. Sot jemi në fazën kur duam ta rrisim masivisht pjesëmarrjen në TUMO, dhe besoj se Piramida, duke qenë se jemi 70-80% në përfundim të punimeve, deri në pranverë, do të ketë mundësi që ne të kalojmë nga 1 mijë nxënës në 2500 nxënës. Do të thotë që rritemi dy herë e gjysmë, dhe pastaj kemi hapësira të tjera për ata që ofrojnë shërbime të ngjashme, pra kompani teknologjie, kompani kodimi, kompani që merren me dizajn. Unë besoj se sot jemi duke investuar për punët e së ardhmes”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se Piramida e transformuar do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu me kryetarin e bashkisë, për të parë progresin e bërë me transformimin e Piramidës. Mendoj se është një shembull i gjërave unike që mund të bëjmë së bashku. Do të jemi në gjendje të transformojmë këtë strukturë nga një monument i së kaluarës në të tashmen, për ta risjellë edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Përmbajtja konsiston në faktin se kjo hapësirë do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve, të cilët do të jenë pjesë e gjeneratës së re, e teknologjisë së re, e mijëvjeçarit të ri, jo vetëm për të qenë të aftë që t’i bashkohen pjesës tjetër të botës, por me shpresën për ta drejtuar pjesën tjetër të botës. Mendoj se suksesi ynë këtu, do i japë njerëzve shpresë se ndryshimi është i mundur, dhe të mund të bëjnë që vendi të ecë përpara”, nënvizoi Granoff.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit