Vendimi i Apelit për vulën, Boçi: Sot është një sfidë për sistemin e drejtësisë

Teksa Gjykata e Apelit, do të marrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka deklaruar se sot duan që të sanksionohet sot vullneti i demokratëve i marrë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Gjatë një prononcimi për Syri TV, Boçi u shpreh se sot pritet vetëm një formalizim i atij arsyetimi në favor të “rithemelimit.

“Vendimi i parë, – tha z. Boçi, – është që të marrë fund situata e amullt juridike në raport me vulën dhe logon e PD-së. Patjetër që presim një vendim pozitiv, sepse ne duam që të sanksionohet sot vullneti i demokratëve i marrë në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Krahas kësaj, unë e kam thënë, që sot është një sfidë edhe për vetë sistemin e drejtësisë, sepse vihet në pikëpyetje, legjitimiteti i tërë sistemit me vendimin që do të marrin.

Argumentet e dhëna nga Gjykata e Lartë janë të pakundërshtueshme dhe përcaktimi i pjesës së z. Basha është krejtësisht i padrejtë dhe i rrëzuar nga arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese e sot pritet vetëm një formalizim i atij arsyetimi në favor të “rithemelimit” siç e quajmë, por unë po them të Partisë Demokratike.

Për çdo rast tjetër, atë përgjegjësi mbi supe do ta marrë pikërisht ky sistem, i cili sot është i anatemuar. Me fakte është kapur i padrejtë dhe jo i drejtë, por ne shpresojmë që ende ka “ishuj” drejtësie brenda tij siç mund të jetë ky lloj vendimi që mund të pastrojë disi pamjen dhe fytyrën e këtij sistemi drejtësie.

Unë shpresoj dhe besoj se një gjë e tillë do të ndodhë pasi gjërat kanë arritur në atë pikën kulmore dhe diçka pozitive duhet të shfaqet në këtë vend, diçka optimiste dhe për njerëzit, por mbi të gjitha diçka e drejtë dhe e vërtetë.

Vula dhe logoja i përkasin anëtarëve të Partisë Demokratike, anëtarëve të Kuvendit të PD që me vullnetin e tyre vendosën dhe morën vendime të rëndësishme në Kuvendin e datës 11 dhjetor.”, tha ai.

SHKARKO APP