Home Aktualitet Vendimi për L...

Vendimi për Llallën, avokati Ngjela: Veç po iku në Rusi mund të shpëtojë

177
0

Avokati Spartak Ngjela, thotë se Adriatik Llalla mund të shpëtojë vetëm po iku në Rusi. Ndër të tjera shtoi se ish-kryeprokurori mendoi se do të fitonte luftë me Amerikën, por duhet të tregojë ku i ka gjetur pronat që nuk i justifikonte dot.

”Llalla nuk shpëton dot dhe vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë. Ne ç’na intereson. Ai u dënua dhe kjo është kryesorja. U dënua për korrupsion se nuk justifikonte dot pronat. Ka ikur nga terminali i Rinasit. Ai tjetri quhet fati i njeriut, jo i shoqërisë, as i shtetit.

Ka qenë figura e katërt në Shqipëri. Ka qenë në pjesën tjetër se nuk i takon administratës shtetërore, është rang i lartë, është mbi rangun e kryeministrit se e merr të pandehur kryeministrin. Problemi është se nuk vihen këta si Prokurorë të Përgjithshëm.

Po u fsheh 2 vjet nuk shkon më në burg, por në funksion të të ardhmes juridike dhe të drejtësisë shqiptare, është rast pozitiv”,-tha në ”Open”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit