Home ShowBiz Veprimi i çud...

Veprimi i çuditshëm, Olta vjedh dhuratën për Luizin dhe e çon tek dhoma e rrëfimit

1387
0

”Big Brother Albania Vip 2”, është kthyer në ”punën” e të gjithëve. Kudo shihet dhe flitet për këtë program. Fansat e fenomenit Luiz Ejlli janë edhe më të zjarrtët.

Një episod i çuditshëm është regjistruar gjatë paradites së kësaj të premte në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Pas dronëve që janë bërë të përditshëm që shkojnë në shpëit me banderola të ndryshme, sot një objekt është hedhur në shtëpi dhe i cili ishte për Luiz Ejllin.

Fjala është për një trofe, ku shkruhej “Luiz Ejlli Fitues i BBV-2”, ndërsa nga poshtë saj shkruhej “Lui je fitues i pa diskutueshëm. Respekte nga Çunat e Brrakës (Lori Vajes dhe të të gjithë). Do vijmë prap”. Ky objekt është hedhur në oborr në momentin kur aty ndodhej vetëm aktorja Olta Gixhari, e cila po shijonte e vetme kafen dhe po e ndiqte dronin, ku në momentin kur është hedhur objekti në oborr në afërsi me murin.

Olta ka shkuar me vrap dhe pasi e ka lexuar se çfarë shkruhej, ajo e ka fshehur poshtë xhupit dhe menjëherë ka shkuar me vrap në dhomën e rrëfimit, pa i treguar asnjë prej banorëve dhe pa rënë në sy të tyre. Pritet të mësojmë së çfarë do të bëjë produksioni në lidhje me këtë rast që ndodhi ditën e sotme në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luizkryefjala

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit