Home Editorial Vera po troke...

Vera po troket, do vijnë qindra mijëra turistë!

614
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Shqipëria po ecën me ritme të larta në fushën e turizmit. Për këtë imazh pozitiv dhe reklamat e mediave të huaja për të ardhur në Shqipëri, natyrisht që janë dashur disa vite punë për të investuar në këtë sektor jetik për ekonominë tonë.

Jemi deshmitarë se si mediat me të njohura në botë po reklamojnë pa pagesë Shqipërinë si një vend që duhet vizituar.

Sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, gjatë fjalës së saj në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, mbajtur në Tiranë, u shpreh se zhvillimi i turizmit në Shqipëri ka ardhur si rezultat i një pune të madhe. Pololikashvili shtoi se Shqipëria është vendi i duhur për t’u vizituar.

“Së pari dua të them që është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të kryeministrit Rama, i cili ka transformuar vendin nga errësira në dritë.

Këto shifra të turizmit nuk ndodhën brenda një viti, janë rezultat i një pune të madhe, të vështirë, kapërcim i sfidave të mëdha që zoti Rama ka pasur, por edhe pse që atëherë ka qenë kryebashkiak, i gjithë ky shndërrim i ndodhur në këtë vend, mendoj se është rezultat i një pune të madhe, lidershipi të rëndësishëm.

Rezultati kryesor do të vijë prej turizmit. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë. Ju uroj më të mirën, mund të mbështeteni te ne, te miqësia jonë. Shumë gjëra interesante do të ndodhin dhe shumë suksese do të kremtohen. Ju faleminderit shumë për mbështetjen”, theksoi kreu i turizmit botëror.

Por ka edhe disa shqetësime që lidhen me ardhjen e qindra mijëra turistëve këtë vit.

Eduart Zaloshnja ka bërë një analizë për këtë vërshim turistik. Ja se cfarë shkruan Zaloshnja:

Nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një Cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore.

Shqetësime për këtë sezon:

  • Edhe sikur Policisë Rrugore t’i vihen në dispozicion aparatura teknologjike shtesë këtë sezon (me kosto modeste 100 mijë eruro), 630 policët rrugorë të terrenit nuk do të jenë të mjaftueshëm, sepse gjysma e tyre do të merren me zhbllokimet e trafikut në zonat e nxehta turistike. Prandaj është mirë të përdoren patrulla të thjeshta policie për zhbllokimet e trafikut, teksa policët rrugorë merren me punën e tyre të specializuar.
  • Është e vështirë të shtohen efektivat e Policisë së Rendit brenda një kohe të shkurtër, por të paktën mund të shtohen disa fonde për punë jashtë orarit të atyre që kemi. Të gjithë policët e rendit duhet të punojnë 12 orë në ditë gjatë sezonit turistik – përndryshe, nuk përballohet dot fluksi gjigand i turizmit të pritshëm këtë vit (shqiptar e të huaj).

Shqetësime për sezonin e vitit tjetër:

Duke shpresuar se ky sezon do të mbyllet pa rritje të nivelit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, shqetësimet për sezonin e vitit tjetër janë:

  • A do të bëhen 1 milion euro investime para sezonit të vitit tjetër në Policinë Rrugore për aparatura teknologjike?
  • A do të shtohen efektivët e Policisë Rrugore para sezonit të vitit tjetër?• A do të shtohen efektivët te Policisë së Rendit para sezonit të vitit tjetër?- përfundon Eduart Zaloshnja.

Turizmi është një sektor që sjell punësim dhe qindra milionë euro, ndaj ka nevojë edhe për sugjerimet e sinqerta të Zaloshnjës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit