Home ShowBiz Veshja e Kim-...

Veshja e Kim-it në tapetin e kuq të ”Met Gala”, ka këtë mesazh (VIDEO/FOTO)

272
0

Edhe ata që nuk panë asgjë nga Met Gala e 2021-it, me siguri nuk e kanë humbur Kim-in dhe veshjen e saj për eventin e famshëm të modës.

Si gjithmonë, ylli i Instagramit e kishte marrë seriozisht, por ndryshe nga herët e tjera kësaj here njerëzve iu duhej kohë për ta hequr mendjen nga ç’panë. Një njeri të veshur me të zeza nga koka tek këmbët dhe mbi të gjitha të mbuluar me maskë.

Kim bëri kureshtarë gjithë botën sesi dukej ajo poshtë asaj veshje. Imagjinata na çon drejt një fytyre të djerësitur që mezi ngopet me frymë dhe që i janë prishur flokët nga lagështira, por sigurisht që jo.

Artisti i make up-it, Mario Dedivanovic postoi disa foto në llogarinë e tij dhe ndër të tjera na tregoi si dukej Kim poshtë maskës së frikshme.

Ç’donte të thoshte Kim përmes asaj veshjeje? “Vendin e saj në botën e modës. Pa logo, pa fytyrë, por të gjithë e dinë që është ajo. Kanye i dha kurajon duke e shtyrë drejt kreativitetit dhe imagjinatës së njerëzve përmes artit. Është simbol vetëbesimi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit