Home Aktualitet Vetëm 5% e qu...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

16
0

Një studim i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara, (FAO), ka treguar se vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit dhe këto gjetje tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.

Sipas FAO, në vendin tonë vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Ky studim evidenton faktin se cilësia e qumështit cenohet nga fermerët që përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites. Por një përzierje e tillë është e dëmshme sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme.

Ndërkohë që mjelja e të imëtave me dorë ofron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit. Edhe prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.

Fermerët e të imëtave kanë pohuar se mungesa e energjisë elektrike në stallat apo stanet e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse, ndërsa të tjerë arsyetohen me mungesën e financimeve e buxhetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit