Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi deklaroi në studion e News 24 se përdorimi i Kosovës nga të tjerë për çështje të brendshme politike, duke iu referuar zhvillimeve në Shqipëri, e dëmtojnë atë në arenën ndërkombëtare.
Veton Surroi: Jemi në një fazë kur përdorimi i Kosovës për qëllime të brendshme politke ka një kosto, të mos harrojmë që ndërkombëtarisht ka një kosto. Brenda këto komisione mund të jenë pjesë e gallatës, por Human Rights Watch nuk e shikon në formë gallate. Ne kemi një konflikt të papërfunduar Kosovë-Serbi se s’ka pikë pajtimi të ndërsjelltë të njohjes së shteteve, por Serbisë i është dhënë amnistia e përgjithshme ndaj ka kriminelë të luftës që flasin çdo ditë publikisht edhe në partinë e Vuçiç. Ka strukturë ushtarake policore që janë përgjegjës për vrasje, ekzekutime, marrje kufomash dhe fshehjen e tyre. Kemi një asimetri këtu. Prandaj edhe Kosova do të përballet edhe për 2 apo tre vjet më këto situata thirrje në dhomat e specializuara.
Discussion about this post