Home Sporti Vidal ndjek c...

Vidal ndjek ceremoninë e varrimit të të babait nga telefoni

47
0

Vdekja e babait të Arturo Vidal ishte një lajm i hidhur për lojtarin dhe familjen e tij. Mesfushori i Flamengos nuk shkoi në Kili për të marrë pjesë në funeralin e të atit, por preferoi ta ndiqte ceremoninë me video në telefon.

Varrimi u bë dje të (enjten), një ditë pas ndeshjes së parë të Kupës së Brazilit, të cilën ish-lojtari i Juventusit dhe Interit e luajti rregullisht (ai hyri në fushë në minutën e 20-të të pjesës së dytë).

Klubi i kishte dhënë mesfushorit një ditë shtesë pushimi dhe e autorizoi të anashkalonte ndeshjen për të udhëtuar në Kili, por Vidal vendosi të mos e bënte diçka të tillë.

Marrëdhëniet mes lojtarit dhe të atit të tij kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit