Home ShowBiz VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Ajo që bëre dje”, Graciano-Romeos: E le të dashurën të qante vetëm në suitë, për lojën

216
0

Çifti Heidi dhe Romeo u surprizuan dje nga ”Vëllai i Madh” me një suitë të bukur vetëm për ata të dy. Por Gracianon e shqetësoi fakti që Romeo zgjodhi të kalonte kohë jashtë me banorët e tjerë dhe mos shoqëronte Heidin, e cila po rrinte e vetme në suitë. Në një diskutim me Romeon sot, Graciano i thotë se Romeo nuk ka dashuri për Heidin dhe nuk i intereson më shumë se loja.

Graciano: Ti me veprimet, nga poetiku dhe ai që qan, të vjen një mundësi e artë me suitën, që mund të jeni të dy bashkë vetëm, ti zgjedh të vish këtu. Ti kishë hall se mos të ikte situata me Julin.

Romeo: Kur erdha këtu nuk bëra debat me njeri, aty nuk kisha dhomë ku të dilja dhe doja të pija një gotë verë të pija një cigare.

Graciano: Cigarja ishte më e rëndësishme?

Romeo: Pse ju bën përshtypje? Pse shqetësoheni.

Graciano: Shoh një Romeo që na e ka këput shpirtin, dhe tani shoh një Romeo që e ka siguruar Heidin, arriti atë që donte dhe tashi hec, se aty je ti. Ajo që bërë ti dje ishte shumë e shëmtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit