VIDEO/ Banorët që do shkojnë në finale, Luizi çudit me emrat pasi nuk thotë emrin e Kiarës

Edhe pse ende nuk është bërë 1 muaj nga nisja e ”Big Brother Albania Vip 2”, banorët flasin për finalen e madhe. Mëngjesin e sotëm Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli e kanë nisur ditën duke folur pikërisht për këtë gjë.

Bjordi tha vetëm 4 emra dhe për të 5 nuk e dinte akoma. Pyetjes së vet i ktheu përgjigje edhe Luizi i cili tha: “Kristin, ty, veten, Efin…”. Por, ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk tha emrin e Kiarës.

Luizi: Efi ka nisur të luajë, më beso është interesante. Nuk e kam ditur, kam kujtuar e ke parasysh është simpatike. Ka momentet e saja dhe kaq do iki domethënë.

SHKARKO APP