VIDEO/ Befason artisti botëror, Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

Ai është një yll botëror. Fjalën e kemi për artisitn Drake, i cili ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re. Supriza është se ai shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, që ka të qëndisur mbrapa shiponjën e zezë dykrenare. Reperi kanadez me famë ndërkombëtare ka zgjedhur të vishet me flamurin kuqezi në videoklipin e këngës “Polar Oposites”.

Shqiptarët kudo në botë kanë nxituar të komentojnë në klipin e publikuar në YouTube. “Krenarë që jemi shqiptarë”, “Dhurata më e bukur për Ditën e Pavarësisë” dhe “Respekt nga Shqipëria” ishin komentet më të shumta.

Ndërsa në një moment, reperti përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi i bëjnë ato gjërat në Prishtinë!”.

SHKARKO APP