Home ShowBiz VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Do bëj fëmijë kur të dal”, Egla rrëfen për dëshirën që ka të bëhet nënë: Tani jam 47-vjeçe

149
0

Aktorja Egla Ceno, një nga banoret më të komentuara dhe protagoniste në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka bërë një bisedë zemre me Erjolën. Banorja ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e një vajze, ku thotë se kjo ka qenë dëshirë e vazhdueshme edhe e nënës së saj.

Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dal.

Erjola: Një gocë.

Egla: Një kaçurrelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Po mi, po pse jo do e bëj, mami më lutet “bëje se ta rris unë”, po ik më lër rehat mi grua se po shkoj sa ty… po le ta rrisë, pse jo, do e mendoj.

Erjola: Mos e mendo.

Egla: Po pra do e bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri.

Erjola: Një gocë e do nëna.

Egla: Do ta bëj, kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një, me projektim… Rezi bëhu gati, Rezi është shoqja ime.

Juli: Egla duhet të gjejë njëherë lëndën e parë.

Egla: E gjej kollaj lëndën e parë, më shqetëson robi që do dalë. Rezi bëhu gati, se e kam biseduar para se të futem këtu me shoqen time.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit