Home ShowBiz VIDEO/ ”Do e ...

VIDEO/ ”Do e kisha ka*ur”, Liami duhet përjashtuar nga Big Brother, tregon se çfarë do ti bënte Heidit

2657
0

”Big Brother Albania Vip 3” është në çdo moment me debate të forta mes banorëve, por disa deklarata pro dhunës ndaj gruas, janë anashkaluar nga produksioni, por jo syrit të publikut. Liami është banori i fundit që ka shprehur një qëndrim pro dhunës ndaj gruas.

”Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokët, për Zotin”, dëgjohet të theksojë në një bisedë me Gracianon ku ky i fundit shihet i tronditur nga deklarata, dhe sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin.

Kjo gjuhë e tij po dënohet nga njerëzit në rrjete sociale, ku duan edhe përjashtimin e tij nga gara e BBVA3. Një deklaratë të tillë pro dhunës dhe rrahjes së ish-gruas e dha edhe Klodian Duro, dhe u përjashtua menjëherë nga produksioni. Të shohim nëse produksioni do të marrë masa. /R.Sh/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit