Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Mesazhet e Yuri Kim për “peshqit e mëdhenj”!

1432
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Mesazhet e Yuri Kim për “peshqit e mëdhenj”!

Reforma në Drejtësi është projekt amerikan me një suport të Bashkimit Europian. Por SHBA mbetet e vendosur që kjo reformë të mbyllet me sukses. Përveç pastrimit të sistemit të drejtësisë nga paaftësia dhe korrupsioni, Uashingtoni zyrtar ka pikësynim që të pastrojë politikën e korruptuar në Shqipëri të cilët kanë 30 vite që bëjnë ligjin.

Deri tani me votë nuk po largoheshin nga politika, pasi blejnë votat, ata kanë lidhje me krimin e organizuar dhe bashkëveprojnë me njeri tjetrin.

Prandaj ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk heqim dorë derisa reforma në drejtësi të përmbyllet me sukses. Nëse shikon me kujdes lëvizjet e ambasadores amerikane këto ditë, ajo ka një plan përfekt që të kontribuojë në pastrimin e politikës shqiptare. Natyrisht që ambasadorja vepron sipas direktivës së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe asnjë fjalë e saj nuk është e pa menduar, por në sinkron me Uashingtonin.

SHBA kanë interesa të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe nuk mund të lejojnë një klasë politike të korruptuar dhe mafioze të drejtojë shtetin dhe politikën shqiptare.

Ndaj pastruan sistemin e drejtësisë që të fillojnë arrestimin e VIP-ave në politikë.

Paralajmërimet amerikane nuk po bëjnë punë në drejtim të disa personave politikë me peshë në Shqipëri. I kanë paralajmëruar, u kanë dalë borgjit që “ikni në pension dhe mos vazhdoni më të ngatërroni dynjanë me lidhjet tuaja”.

Në fakt SPAK dhe BKH si dhe gjykatat e posaçme nuk do ti falin, pasi nga pas presionin amerikan.

Prandaj ambasadorja Kim ka ndërmarrë një tur takimesh në sistemin e drejtësisë. E filloi me anëtarët e gjykatës kushtetuese. Ambasadorja postoi në twitter këtë shënim:

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.

Me pas ambasadorja amerikane nxitoi të takonte edhe prokurorët e SPAK, ata që firmosin fletë arrestet për këdo, por sidomos për VIP e korrupsionit në politikë.

Ja se çfarë shkroi ambasada amerikane sot:

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, shkruhet në mesazhin e Amdasadës në Tëitter.

Por nuk ndaloi prapë ambasadorja Kim. Pas atyre që të arrestojnë, pra SPAK-u, ajo shkoi tek ata që të gjykojnë, pra që japin vendimin.

Ambasadorja takoi gjyqtarët e dhomës së apelit special.

Prapë ambasadorja Kim shkroi: ”Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas cdo takimi poston edhe fotot me ta, duke i inkurajuar që të jenë ligjor dhe të vendosur për dhënien e drejtësisë, kushdo që të jetë i arrestuari.

Diçka po përgatitet, një peshk i madh duket se ka rënë në rrjetën e SPAK, ndaj ka mundësi që ambasadorja po nxiton t’ju jap përkrahje e kurajo njerëzve të drejtësisë.

Peshku i madh kërkon që edhe peshkatari-prokuror të jetë i zoti sepse “peshku” mund të këpusë rrjetën!

Ndaj si për ta blinduar rrethin, ambasadorja zhvilloi takim edhe me gjyqtarët e apelit të posaçëm, aty ku merr formë të prerë vendimi për këdo peshk të madh.

Natyrisht që ka edhe gjykatë të lartë, por deri atje, sa të shkojë dosja peshku i madh ka ngordhur!

Ambasadorja amerikane nuk njeh tërheqje. Ndaj duhet të kemi disa peshq të mëdhenjë në tiganin e drejtësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit