VIDEO/ Egla Ceno feston ditëlindjen në izolim, çudit shkrimi i Ilnisës. Meritoni tenton ta…

Aktorja Egla Ceno është në dhomën e bardhë, në pritje të vendimit për rifutjen apo jo në garën e ”Big Brother Albania Vip 3”. Por sot ajo ka datëlindjen. E shtrirë në krevat, Egla ka uruar vetën, ku nuk ka munguar as urimi i Meritonit. Ai u ngrit për ta përqafuar, por Egla nuk pranoi. Meritoni nuk u dorëzua ndaj kokfortësisë së Eglës, mori mikrofonin dhe ia uroi ditëlindjen përzemërsisht.

Ilnisa zgjodhi një mënyrë tjetër për t’ja uruar ditëlinndjen. Ajo i ka shkruar në pasqyrë “lojtare e varfër edhe 100”.

Ilnisa: A jemi në rregull o lojtare e varfër?

Egla: Po ik moj, ti je zero për mua, ti nuk ekziston.

Ilnisa: Unë kam për kë ekzistoj. Për lojtarë të varfër si puna jote, s’më intereson fare.

SHKARKO APP