Home Aktualitet Video-eksluzi...

Video-eksluzive nga aksidenti i frikshëm te mbikalimi i Saukut/ Përplasen kamioni, “Ranger Rover-i” dhe tre mjete të tjera, plagoset 28-vjeçarja

43
0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te mbikalimi i Saukut në Tiranë. Policia njofton se pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është plagosur një 28-vjeçarje.

“Koha Jone” sjell pamje nga aksidenti ndërsa raportohet se janë përplasur një kamion, një mjet tip “Range Rover” dhe tre automjete të vogla.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit