Home Bota VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Je më e mirë se mami”, komentet e Presidentit ndezin revoltë

1
0

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave. E gjitha nisi pas komenteve për një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave.

Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

74-vjeçari u përshëndet nga banorët e Torontos gjatë ecjes në qytet dhe në mesin e turmës qëndronte edhe një nënë me origjinë portugeze, së bashku me vajzën e saj. Ato iu afruan presidentit duke i thënë se të dyja quheshin Maria.

Komentet shkaktuan reagime, duke e detyruar liderin të dalë publikisht për t’u mbrojtur. Portugezët nuk u impresionuan me shpjegimin e Presidentit dhe aktivistët e të drejtave të grave dhe rivalët politikë thanë se ai duhet të kërkojë falje.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit