VIDEO/ Massimiliano Varrese futet sonte në Big Brother dhe do takohet me Heidin? Olti Curri nxit pritshmëritë

Pas aktores Beatrice Luzzi e cila surprizoi Heidin brenda në ”Big Brother Albania Vip 3”, spekulimet për ardhjen e një tjetër personazhi të njohur kanë nisur të marrin formë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Massimiliano Varrese, një personazh që shënoi një kapitull të rëndësishëm në jetën e Heidit gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show-n italian ”Grande Fratello”. Varrese është njohur për afrimitetin e tij të madh me Heidin brenda ”Grande Fratello”, duke u bërë shkak që babai i Heidit të ndërhyjë dhe të tërheqë vajzën nga shtëpia.

Gjatë spektakleve, blogeri dhe komentuesi i njohur Olti Curri ka qenë një ndër figurat kryesore që ka ndarë informacione të ndryshme të marra nga burime të tij, të cilët ai i referohet si “zogu”.

Curri ka publikuar së fundmi një video nga Firenze, në të cilën ai shprehet se në shtëpi do të hyjë sot Massimiliano për Heidin. “Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në Big Brother Massimiliano për Heidin. Zjarr”,-shprehet me entuziazëm Olti në videon e tij.

SHKARKO APP