Home ShowBiz VIDEO/ Merito...

VIDEO/ Meritoni nxehet dhe shan Liamin nga familja, pritet vendimi nga Vëllai i Madh

1363
0

Tashmë banorët e ”Big Brother Albania Vip 3”, kanël filluar që të shajë konkurentët nga familja. Meritoni dhe Liami janë përfshirë në një debat të fortë brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Sherri, i cili u bë i ashpër dhe përfshiu edhe sharje të rënda, la banorët e tjerë dhe shikuesit në pritje të reagimit nga stafi i programit.

Meritoni u dëgjua duke ngritur zërin dhe iu afrua Liamit duke i kërkuar të iki. Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda ndaj familjes së Liamit.

Nga ana tjetër, Liami u përpoq të ruante qetësinë dhe i bëri thirrje Meritonit të qetësohej. Përpjekjet e tij për të ulur tensionet nuk u duk se patën ndonjë efekt të menjëhershëm, pasi Meritoni vazhdonte të shprehte zemërimin e tij me fjalë të forta dhe të përsërisë kërkesën e tij për të mos e parë Liamin.

Mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit