Home Aktualitet VIDEO/ Minist...

VIDEO/ Ministrja Koçiu: Implantimi i defibrilatorëve kardiakë, tashmë edhe në spitalin ”Shefqet Ndroqi”

19
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu informon se në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, pranë shërbimit të hemodinamikës realizohet implantimi i defibrilatorëve kardiakë (CRT-D), një procedurë invazive delikate, e cila u vjen në ndihmë pacientëve me probleme të zemrës.

Ministrja thekson se kjo pajisje bashkëkohore, në vijim të investimeve të qeverisë dhe MSHMS për modernizimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor publik me aparatura të teknologjisë së lartë, shpëton jetën e pacientit.

Koçiu i shprehu mirënjohje ekipit të mjekëve, Dr. Agron Meshi, Dr. Meriton Siqeca,, Inf. Miranda Saveta, Inf. Eduart Kule, Inf Shpat Lako, të cilët falë kësaj aparature u erdhën në ndihmë dy pacientëve të moshës 45 dhe 60 vjeç.

Në një video të shpërndarë nga ministrja Koçiu, mjeku kardiolog, Dr. Agron Meshi u shpreh se “sot kemi realizuar implantimin e defibrilatorit ose quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore (CRT-D)”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit