VIDEO/ Natasha e TikTok-ut reagon gjatë shoqërimit në burg: Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë

E njohur si Tasha e TikTokut, 67-vjeçarja Natasha Rombula është kryefjalë e lajmeve në vend, pasi u arrestua nga Policia nën akuzën se përdori nipin për të përfituar para. Por ajo sjelljen që ka në TikTok, e tregoi edhe gjatë shoqërimit nga policia në burg.

Pasi u la në masën ”arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, pas daljes nga gjykata e Beratit, ajo ka kërkuar të flasë me gazetarët.

“Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”. Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

SHKARKO APP