Një gol për t’u mbajtur mend! Në Indi është një spanjoll që i ka befasuar të gjithë në përballjen Goa-Jamshedpur, që u mbyll me rezultatin e thellë 3-0.
Ivan Gonzalez, qendërmbrojtës 30-vjeçar, me një karrierë modeste në Spanjë, ka imituar golin e famshëm të Diego Armando Maradonës ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986” duke marrë topin në kufijtë e zonës së tij e për të vrapuar më pas për 80 metra deri sa gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Ndryshe nga legjenda argjentinase, spanjollit në fund të aksionit iu desh edhe pasimi nga një prej shokëve të skuadrës.
Pamje e mëposhtrme nuk kanë nevojë për shumë komente…
Discussion about this post