Home Aktualitet VIDEO/ Nis fe...

VIDEO/ Nis festa e Karnavaleve në Shkodër, kryetari Benet Beci tregon atmosferën magjike

173
0

Këtë të dielë ka nisur festa e Karnavaleve në Shkodër dhe kryetari Benet Beci ka ndarë një video nga magjia e aktiviteteve që do të mbahen.

Qindra qytetarë i janë bashkuar nismës së bashkisë së Shkodrës për ta shndërruar qytetin në një “ballo me maska” për tre ditë e tre netë rresht, ndërsa aktivitetet e planifikuara kanë angazhuar dhjetëra të rinj e të reja.

Ndërkohë pasdite do të bëhet edhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës. Festimeve iu bashkua një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama me familjen e tij.

Padyshim që kjo është një nga festat që nuk njeh moshë e as gjini, por atmosfera festive i ka mbledhur të gjithë në Shkodër për të shijuar magjinë e maskave dhe kostumeve me personazhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit