Home ShowBiz VIDEO/ Një be...

VIDEO/ Një befasi pas 100 ditëve, Egla dhe Meritoni vallëzojnë së bashku duke i lënë inatet pas

42
0

Një befasi pas 100 ditëve në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Egla dhe Meritoni janë parë duke krijuar një moment të veçantë në oborrin e shtëpisë, duke vallëzuar së bashku, teksa binte shi.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet dhe debatet e përditshme të shtëpisë, ishte Meritoni ai që mori hapin e guximshëm për të thyer akullin, duke ftuar Eglën për një vallëzim. “Hajde të mësoj të vallëzosh” iu drejtua ai konkurrentes.

Megjithë motin jo të favorshëm, Egla pranoi kërkesën me një buzëqeshje dhe kënaqësi, duke lënë pas çdo dyshim që mund të kishte për atmosferën e lagësht që po iu afronte. Vallëzimi i tyre u shoqërua me komentin e Eglas që shtoi një notë humoristike në skenë: “O, brezi i vjetër me brezin e ri,” theksoi ajo me një qeshje të ngrohtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit