VIDEO/ Pas bujës në rrjet, Efi ka një mesazh për mbështetësit e saj: Aty brenda ka njerëz

”Big Brother Albania Vip 2”, është kthyer në fenomen dhe të gjithë shohin me lupë çdo lëvizje dhe situatë të banorëve, si brenda dhe jashtë shtëpisë. Më e komentuara dhe që ka fituar një vëmendje dhe dashuri më të madhe që pas daljes nga shtëpia, është Efi.

Ajo u eleminua nga spektakli pasi Dea hapi ”Kutinë e Pandorës”, duke e çuar në nominim të menjëhershëm me Kiarën dhe Luizin. E duket se pas daljes, Efi ka marrë gjithë dashurinë dhe komentet pozitive. Me një video në Instastory, ajo ka shprehur falenderimet e saj duke mos lënë pas dhe një këshillë që të gjithë duhet ta kenë ”vathë në vesh” lidhur me gjithë negativitetin dhe fjalët fyese e kërcënimet në rrjet për banorët e tjerë.

”Do doja sinqerisht shumë t’ju lutesha t’i ndaloni ato lloj komentesh me urrejtje, me agresivitet, me atë lloj gjuhe jo të bukur që po përdoret. Sinqerisht, në momentin që po më jepni kaq shumë dashuri dhe më vlerësuat për të mirat që unë kam, atëherë dhe ju duhet të tregoni se sa të mirë jeni. Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz. Mos harroni që kjo nuk është sjellje humane. Sado të jeni të mërzitur tregoni se sa të mirë jeni, ju lutem”,-thotë ndër të tjera Efi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP