Home Aktualitet VIDEO/ Pas kr...

VIDEO/ Pas kr*mit, fëmijët e Pëllumbit lëvizinin me makinën e të atit. Shofere është Hygerta?

1041
0

Është kthyer në një serial vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij në Shënavlash të Durrësit. Emisoni ”Uniko” ka publikuar një video. Makina tip ”Citroen” e të ndjerit del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij.

Mjeti besohet se drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, Hyseni ose Amarildo. Në versionin e fundit në gjykatë, vajza e viktimës, Hygerta Meta deklaroi se makinën e drejtonte ajo.

Mjeti ishte drejtuar për tek Sektori Rinia, aty ku dhe u gjet nga policia. Makina ishte lënë qëllimisht aty për të krijuar idenë se Pëllumb Meta ishte zhdukur, alibi kjo që u përdor nga djali i madh i tij Hyseni, i cili bëri dhe kallëzim në polici për zhdukjen e babait pas vrasjes. Pak minuta pasi në kamerat e sigurisë shfaqet makina e viktimës, në orën 5:21 duket edhe një makinë tjetër, Audi A8 ngjyrë e zezë në pronës të S.B, komshi i familjes Meta.

Mjetin ja mori në përdorim Hysen Meta, i cili ka deklaruar se në deejtim ka qenë vetë. Pronari i Audit ka thënë para hetuesve se shoku i tij Hyseni i kërkoi ta shoqëronte diku sepse donte të fshihte një armë. Me makinën ”Audi” u mor njëri nga fëmijët e Hysenit në Sektorin Rinia, pasi kishte braktisur aty mjetin e babait, tip Citroen. Për vrasjen e Pëllumb Metës janë në burg 3 fëmijët e tij; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo. Ndërsa bashkëshortja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë. /Tv Klan/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit