Home ShowBiz VIDEO/ Situat...

VIDEO/ Situata me çiftin, Julian Deda del hapur kundër produksionit: Si mund të vendosë…

4307
0

Aktori Julian Deda, pjesë e shtëpisë së famshme ”Big Brother Albania Vip 3”, del kundër produksionit lidhur me zhvillimet e fundit, duke kritikuar mundësinë e dytë që iu është dhënë çiftit Ilnisa-Meriton. Dyshja por edhe Egla Ceno, do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën derisa publiku të vendosë se kë do të mbajë tutje, pasi dy më të votuarit do t’i shpëtojnë eliminimit.

Në Prime-in e së martës, ku u diskutua situata tensionuese mes Eglës dhe Meritonit, ky i fundit u akuzua edhe për përndjekje ndaj aktores, që sipas ligjeve cilësohet si vepër penale. Lidhur me këtë, Julian Deda tha se duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”,- insistoi Juli, duke kritikuar kështu mundësinë e dytë që iu dha Meritonit si dhe Ilnisës. Pas këtij diskutimi e sipër me Erjolën dhe banorët e tjerë, regjia i kërkoi të kontrollonin aktorit të kontrollonte mikrofonin, derisa Erjolën e ftuan në dhomën e rrëfimeve.

Reagimi ka të bëjë se duket se po shkohet drejt kthimit të Eglës, në mos edhe ta fitojë Big Brother.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit