Home ShowBiz VIDEO/ Ueda d...

VIDEO/ Ueda dhe Arlind zbulojnë mes emocionesh gjininë e bebit: Jemi të bekuar

434
0

Momenti i shumëpritur erdhi: është djalë apo vajzë? Kjo është pyetja që na ka mbajtur mbërthyer prej ditësh, që kur Arlindi dhe Ueda njoftuan pritjen e ëmbël. Këtë të hënë, çifti ka marrë nën menaxhim profilet sociale të “Love Island Albania”, për të treguar pak nga dita e tyre pas daljes nga vila e famshme e dashurisë, por edhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Në një atmosferë të krijuar enkas për dy zogjtë e dashuruar, me tullumbace blu dhe rozë, zbuluam lajmin e ëmbël në emisionin ”Tek Rudina”.

Ata shpuan një tullumbace të zezë plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita rozë. Përqafime e lot gëzimi mbushën studion. Ueda dhe Arlind janë bekuar me një vajzë!

Rudina Magjistari: Do të jetë një bebe vajzë, bebja juaj e parë. Urime, urime e dashur! Më bëhet qejfi që t’u plotësua dëshira ty (Uedës), nuk ka si vajza. Tjetër herë me djalë. Por shijojeni vajzën sepse vajzat janë të mrekullueshme, janë bekim! Si ndjeheni?

Ueda: E kam thënë Lindi, a të thashë?

Arlindi: E ka thënë, po. Jam shumë i gëzuar!

Rudina Magjistari: Më thuaj pak, kur i patë atë ngjyrën, petalet rozë…

Ueda: Ka pak dritë këtu dhe e pashë mirë: “A është rozë?” edhe kur e pashë…

Rudina Magjistari: U gëzove shumë?

Ueda: U gëzova shumë sepse kisha një ndjesi që është vajzë, edhe nuk gënjen intuita.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit