Videoja e re/ Petraq Milo u dhunua në kufi nga policia malazeze

Publikohet një video e re kur policia e Malit të Zi ka dhunuar kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, ngjarje e ndodhur rreth një muaj me parë. Në video duket momenti kur polici i kufirit e kap nga fytyra Milon dhe më pas e nxjerr me forcë nga makina.

Kujtojmë që sot është ndëshkuar edhe autori i dhunës. Burime të pakonfirmuara pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë për Panorama se bëhet fjalë për zëvendësdrejtorin në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

SHKARKO APP