Home ShowBiz Videoklipi më...

Videoklipi më i mirë i të gjitha kohërave, sipas Rolling Stone

24
0

Në një listë me 100 videoklipe të renditura nga “Rolling Stone”, revista muzikore më prestigjioze në botë, rendtin “Formation” e Beyoncé-s në vendin e parë.

“Nëse albumi vizual [Beyoncé, i publikuar në vitin 2013] e bëri atë një nga artistët më të mëdha të të gjitha kohërave, videoklipi i “Formation” e bënë një nga më të rëndësishmet”. Për krijimin e “Formation”, Beyoncé bashkëpunoi me regjisoren Melina Matsouka, e cila u frymëzua nga Maya Angelou, Octavia Butler dhe Toni Morrison.

Sipas regjisores Matsoukas, artistja donte që videoklipi të tregonte “ndikimin historik të skllavërisë në dashurinë e njerëzve me ngjyrë dhe si ka ndikuar te familja e tyre”. “Doja të tregoja,  këta jemi ne. Ne triumfojmë, vuajmë, po mbytemi, na rrahin, vallëzojmë, hamë dhe jemi ende këtu”, tha Matsoukas teksa diskutoi konceptin e “Formation”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit