Home Aktualitet Vijon prej tr...

Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun. Digjen pemë e shkurre, ndërhyrja e zjarrfikësve e vështirë

80
0

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum flakët janë aktivizuar serish.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, po shuarja e flakëve në këtë mënyrë duket e pamundur, ndërsa kërkohet ndërhyrja me forca më të shumta.

Sipas prefekturës së Vlorës sot priten të shkojnë në ndihmë të zjarrfikësve disa ushtarë. Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bën edhe më të vështirë fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që punonjësit e zjarrfikëses kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali, dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë.

Ndërkohë situata është problematike, pasi flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen parkut kombëtar të Llogarasë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit