Home KRYESORE Vijon seanca ...

Vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Bledar Dervishaj: Mbrojtja e Presidentit, dosje me 140 faqe

296
0

Ka rinisur paraditen e sotme seanca e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta.

Në seacën pararendëse, më 1 shkurt u zhvilluan 11 orë debate dhe në fund Kushtetuesja vendosi ta shtyjë seancën për ditën e enjte.

Edhe në seancën e sotme priten debate të forta mes përfaqësuesve të Presidentit dhe atyre të mazhorancës që kërkojnë shkarkimin e ilir Metës.

Teksa Kuvendi ka deklaruar se arsyeja e shkarkimit të presidentit është për shkelje të rënda të Kushtetutës, përfaqësuesi ligjor i presidentit tha se mbrojtja e Presidentit është një dosje me 140 faqe dhe se Kuvendi nuk ka zbuluar asnjë akt të Presidentit ku të kishte shkelur Kushtetutën.

Presidenti i Republikës pas marrjes së njoftimit të nisjes së procesit të shkarkimit të tij, ka mbajtur komunikim shkresor me kuvendin, duke i nisur ankesat apo këshillat që të mos binte ndesh me parimet kushtetuese.
Neni 90 i kushtetutës përcakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës se tij. Duke e vlerësuar gjithë procesin e iniciuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve apo të raportit të komisionit të ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i presidentit që mund të kishte shkelur në mënyrë të rreptë kushtetutën.
Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkarkuar presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, si ai i paanësisë, parimi për një proces të rregullt ligjor”, tha Dervishaj.

Pala mbrojtëse e Presidentit të Republikës, duke radhitur si një sërë argumentesh, thekson se e gjithë çështja është bërë për qëllim hakmarrjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit