Home Aktualitet Vizita e Lajç...

Vizita e Lajçak në Kosovë, Stano: Ende asnjë takim për dialog

15
0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se ende nuk ka një takim të ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të arritur qetësimin e situatës në veri, pasi sipas tij nuk janë krijuar kushtet e nevojshme.

“Liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së, të organit më të lartë vendimmarrës të Bashkimit Evropian, u kanë bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzim. Sigurisht që në një moment do të mbahet takimi i ardhshëm i dialogut, por për këtë nuk janë krijuar kushtet tani”, tha Peter.

Stano shtoi se i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak po viziton Kosovën për të gjetur përfundimisht rrugën e shtensionimit të situatës dhe të ketë kthim të bisedimeve për normalizim në kuadër të dialogut. Kjo vizitë është kërkuar nga Borell, ndërkohë që pas Prishtinës do të udhëtojë në Beograd.

“Kjo vizitë specifike është vazhdim i Këshillit Evropian, i cili së fundmi diskutoi për tensionet Kosovë-Serbi. Borrell i ka kërkuar Lajçak të zhvillojë bisedime për të gjetur përfundimisht zgjidhjen, të mos jemi dëshmitarë të tensioneve të vazhdueshme dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, shtoi më tej ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit