Home Aktualitet Vizitë e Ramë...

Vizitë e Ramës në Kosovë: Vëllazëri, diplomaci, përkrahje dhe mosakordim!

306
0

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili

Kryeministri Rama në vizitën e tij në Prishtinë u gjend mes zhurmës kaotike të avionëve serbë që fluturonin sikur po bënin namin matanë kufirit me Kosovën dhe imazhit pozitiv që bëri në Kosovë fjala e tij në OKB, ku mbështeti hapur Republikën e Kosovës.

Ai sot u prit nga kryeministri Kurti, i cili me një xhentilesë vellazërore ia kurseu replikat për “Open Balkan”, duke u marrë me shumë me projektet e përbashkëta mes dy qeverive.

Kryeministri Rama si “vëllai i madh” foli për shantazhet nga Serbia gjatë ditëve të fundit në kufi me Kosovën, duke i ironizuar si avionë dhe tanke shashka, pasi nuk i merr njeri seriozisht sot, por përgjigja e tij në formë batutash ishte një ekselencë për të mos prishur edhe raportet e afërta me Presidentin serb Vuçiç.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti ishte i vendosur në raportet e reciproritetit me Serbinë në çështjen e fundit të përplasjes dhe nuk dha asnjë shenjë tërheqje, duke manifestuar se ka mbetur ai Albin që njohim: stoik.

Problem tjetër që preku kryeministri Rama e që rriti kuoatat e tij në mjedisin kosovar, paçka akuzave në rrjetet sociale kosovare dhe shqiptare, kishte të bënte me detyrimin e BE për liberalizimin e vizave të Kosovës për në Europë. Në këtë rast kryeministri Rama goditi BE, por edhe e shigjetoi për llogari të tij se BE nuk është korrekte me koferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Pra Rama foli për liberalizim vizash të BE me Kosovën, por u hakmor me Brukselin për hallet e qeverisë së tij.

Kryeministri Rama tregoi se di të mbetet “vëllai i madh” për Albin Kurtin, ndonëse me diplomaci surreliane e kompleksoi kryeministrin kosovar, që mbetet idealist në kushtet e një Ballkani të trazuar e ku treshja Vuçiç-Rama-Zaev dominon në Ballkanin Perëndimor.

Me pak fjalë vizita e kryeministrit Rama ishte: Vëllazëri, diplomaci, përkrahje dhe mosakordim!

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit