Home Aktualitet Vjehrri i Lir...

Vjehrri i Liridonës: E vr*në për 3 mijë euro. Mund të ketë lidhje me detyrën e djalit si…

573
0

Trupi i pajetë i Liridona Murselit, këtë të premte u përcoll për në banesën e fundit. Vjehrri i saj, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike. Në një rrëfim për emisionin ”Me zemër të hapur”, i moshuari tha se familja është e tronditur. Ai tha se ka disa variante për ngjarjen, ndërsa shtoi se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, por kam një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën. Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re.

Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit