Vjosa Osmani, takohet me ish-presidentin e SHBA-ve, George W. Bush

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, dhe e ka përshkruar atë si një lajmëtar dhe avokues të pavarësisë së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur kënaqësinë e saj për takimin me Presidentin Bush, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e tij si mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës. Ky takim simbolizon marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe përkujton kontributin e Bush në afirmimin e të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.

“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon, George W. Bush. Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës, ka shkruar në rrjetet sociale Presidentja e Kosovës.

Takimi i Vjosa Osmanit me ish-Presidentin, George W. Bush ishte në kuadrin e vizitës së saj në SHBA. Republika e Kosovës këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në Dallas të Teksasit për t’i thelluar raportet me SHBA-të dhe me shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

Koha Jonë

SHKARKO APP