Home Aktualitet Vllaznia mban...

Vllaznia mban Kupën e Shqipërisë në Shkodër dhe siguron Europën (VIDEO)

865
0

Kupa e Shqipërisë shkon në Shkodër. Në stadiumin ”Air Albania” u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, ku fitoi me rezultatin 2-1, me kohë shtesë. Golin për Laçin e shënoi Guindo, për Vllazninë shënuan Hoxhaj dhe Adili.

Vllaznia fitoi Kupës e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.

Kuqeblutë nuk arritën të ishin në katër vendet e para të kampionatit për të siguruar një vend në Evropë, por e shpëtuan sezonin duke mundur Laçin 2-1 në finalen e Kupës. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e pa veten në disavantazh që në minutën e 5, me Guindo që finalizoi me gol një kundërsulm të bukur të laçianëve.

Gjatë ndeshjes pati një moment ndërprerje të ndeshjes për shkak të flakadanë. Por edhe gjyqtari i takimit, Juxhin Xhaja u godit me një shishe në kokë nga tifozët e Vllaznisë.

Komentimi i ndeshjes

95-Çfarë mrekullie e Adilit, merr një top nga mesfusha, avancon dhe nga rreth 30 metra befason Dajsinanin, 2-1.

18′- Gooool! Barazohet sfida në “Air Albania”. Ftantastik krosimi i Latifit nga e majta e sulmit të kuqebluve, fantastike edhe shkëputja e Ardit Hoxhajn, që shënon me kokë në shtyllën e dytë, 1-1.

4′-Më pak se katër minuta i mjaftuan Laçit për të zhbllokuar rezultatin. Mazrekaj bukur topin për Velijan, i cili pason saktë për Guindon, që nuk gabon përballë Zogovicit, 0-1.

Ndeshja

90+3′ – Mbyllet pa fitues koha e rregullt, do të luhen dy pjesa me nga 15 minuta e nëse sërish rezultati nuk ndryshon, fituesi do të përcaktohet nga 11-metërshat.

76′ – Një fans i Ardit Krymit (luan ndeshjen e fundit me Vllazninë) futet në fushë, ndërhyjnë forcat e sigurisë, rinis shpejt ndeshja.

70′ – Ndërpritet për pak çaste sfida pasi godet me shishe plastike me ujë gjyqtari Xhaja.

66 – Adeleke, përballë Zogovicit nuk arrin të shënojë. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë se pozicioni është mjaft i dyshimtë.

56′ – Drithërima në portën e Vllaznisë, Zogovic ndërhyn në shtyllën e parë ndaj goditjes së Velijës.

55′ – Pretendojnë për penallti shkodranët, por nuk është i këtij mendimi Lata në VAR.

50′ – Pasiguri e Krymit, përfiton Guindo që pason për Adeleken, që tenton portën rrafsh me tokën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

40′ – Mazrekaj jep një asist perfekt për Guindo nga mesfusha, perfekte ndërhyrja e Zogovicit.

36′ – Latifi provon saktësinë me një goditje të lirë, por topi shkon paksa mbi tra.

28′ – Kërkon një tjetër gol të mrekullueshëm Ardit Hoxhaj, por këtë herë koordinimi i tij është i dobët.

26′ – Lojë e rrezikshme e Ante Aralicas, Juxhin Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë.

18′- Gooool! Barazohet sfida në “Air Albania”. Ftantastik krosimi i Latifit nga e majta e sulmit të kuqebluve, fantastike edhe shkëputja e Ardit Hoxhajn, që shënon me kokë në shtyllën e dytë, 1-1.

9’ – Pretendojnë 11-metërsh shkodranët pas ndërhyrjes së Zikos ndaj Da Silvas, por kryesori vijon lojën.

4′ – Goooool!Më pak se katër minuta i mjaftuan Laçit për të zhbllokuar rezultatin. Mazrekaj bukur topin për Velijan, i cili pason saktë për Guindon, që nuk gabon përballë Zogovicit, 0-1.

1′ – Nis me disa minuta vonesë finalja në “Air Albania”, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike.

Formacionet:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Hakaj, Bulatovic, Adili, Krymi, Heric, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Mirel Josa.

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Deliu, Shehu, Velija, Adeleke, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Shpwtim Duro.

Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja.

Asistentë: Ilir Tartari, Dojando Myftari.
Gjyqar i katërt: Kreshnik Barjamaj.

VAR: Florian Lata, Nertil Bregasi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit