Vllaznia rimerr shumë shpejt kryesimin e Kategorisë Superiore. Kuqeblutë morën një fitore shumë të vështirë 1-0 kundër Bylisit në “Loro Boriçi”. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Eni Imami në fillimin e pjesës së dytë.
Pas një traverse spektakolare në pjesën e parë nga Marku, në të dytën shkodranët u futën me një ritëm më të mirë. Në minutën e 51-të, pas një goditje nga këndi Imami e dërgoi topin në rrjetë me kokë. Tashmë Vllaznia kryeson e vetme Kategorinë Superiore me 13 pikë.
Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Bylisit. Talenti Mara zhbllokoi ndeshjen me një gol të shënuar në minutën e 71-të. Kurbinasit do të përgjigjeshin në minutën e dytë të shtesës me Harmon. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post