Vodhi me dhunë dyqanin te Rruga e Kavajës, arrestohet i riu

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen me dhunë të një dyqani në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur me 23 maj në rrugën e Kavajës, ndërsa i arrestuari është identifikuar si shtetasi K.T.

Gjatë kontrollit fizik nga policia pas ndalimit atij iu gjet dhe iu sekestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

SHKARKO APP