Home Aktualitet Vokshi: Qever...

Vokshi: Qeveria pa program për Covid-19, PD do të dalë me një plan konkret

51
0

Rreth 380 mijë qytetarë nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për ekzaminimet shëndetësore. Deputetja e PD-së Albana Vokshi, thotë se ky raport është një kambanë alarmi.

”Unë besoj se realisht është një shifër më e madhe se kjo që nuk arrijnë të përballojnë dot kurat, ilaçet, shpenzimet shëndetësore. Pandemia ka evidentuar dhe ka nxjerrë në pah dështimet në shëndetësi ku janë rrënuar të gjitha shtyllat e saj. Jo vetëm shëndetësi falas nuk u ofrua qytetarëve, por shëndetësia është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë”.

Vokshi shtoi se me programin e ri nuk adresohet kriza shëndetësore e Covid-19. Ajo do të drejtojë Komisionin për Çështjet sociale dhe Shëndetësinë, tha se deputetët e opozitës do të dalin me një plan konkret adresuar qeverisë me në fokus përballimin e pandemisë në vend.

“Janë dhjetëra mijëra vdekje më shumë me diagnoza të panjohura. Atë që ka denoncuar edhe opozita. Kjo tregon se pandemia është keqmenaxhuar. Vetëm program nuk ishte ai. Arsimi dhe shëndetësia nuk kanë objektiva të përcaktuara në rastin më të mirë janë riciklime të premtimeve që Edi Rama ka bërë në 2013-ën si ajo për mbulimin universal që e risjell edhe në këtë program. Askush nga ministrat apo kryeministri nuk mund të mbahet përgjegjës pasi nuk ka objektiva, afate dhe buxhet të përcaktuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit