Home Aktualitet Votimi për sh...

Votimi për shkarkimin e presidentit, Nazarko: Rama lexoi epitaf për shokun e tij, po shkojmë në skenar monist

11
0

Parlamenti po voton nëse do të shkarkohet presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”, analistët Artur Zheji dhe Mentor Nazarko kanë diskutuar për shkarkimin e mundshëm të Metës.

Zheji theksoi se votimi në Kuvend mund të jetë fillimi i një karriere të re për Metën. Ndërsa, Nazarko vlerësoi se Rama lexoi sot një epitaf për shokun e tij, Meta.

Po ashtu, Nazarko tha se Shqipëria po shkon drejt një skenari monist.

“Ishte ndër fjalimet më të shkurtra të Ramës, në stilin e tij. Rama lexoi një epitaf për shokun e tij. Rama e kupton se në gjendjen ku ndodhet Shqipëria, çdo fjalë e tij do të ishte e tepërt. Ai u përpoq ta thoshte shkurt atë të cilën donte të shprehte. Veprimi i sotëm i jep formë monokratike institucioneve tona. Institucionet tona ngjyrosën me ngjyrën e një partie. Me këtë veprim, do të shkojmë në një skenar monist, e prandaj ky vendim është i trishtë”, u shpreh Mentor Nazarko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit