Home Aktualitet Vranë të atin...

Vranë të atin, por Hysen Meta ndryshon dëshminë në gjykatë: E vrau motra, jo unë!

404
0

Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe e varrosën në kasolle janë paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Durrësit. Në dëshminë e tyre para gjykatës Hysen Meta, djali i cili fillimisht ka marrë përsipër krimin, si ekzekutori, ka ndryshuar dëshminë duke thënë se e kishte vrarë e motra, Hygerta, e jo ai.

Hysen Meta: Se kam bëra unë vrasjen.

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta!

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për këtë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shumë të mira! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq, për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!

Prokurorja: Ai ndryshon qëndrime herë pas herë! Kur të mbledhim provat do ta mbajmë qëndrimin tonë.

Ndërkohë, edhe Hygerta ka pranuar krimin.

Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armës dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në Gjykatë.

Ndërkohë, djali i vogël, Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Prokuroria kërkon arrest me burg për të tre fëmijët e Pëllumb Metës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit