Home Aktualitet Vrasës “impor...

Vrasës “importi”, rastet kur ekzekutimet në Shqipëri u bënë nga shtetas të huaj

96
0

Masakra e trefishtë që ndodhi në kryeqytet pasditen e 27 majit në vitin 2015, nxori për herë të parë në pah se bandat kriminale në vend kanë arritur nivele të tilla që mund të paguajnë edhe vrasës të huaj për të ekzekutuar përfaqësues rivalë të bandave shqiptare.

Veç ngjarjes së rëndë që kishte si motiv hakmarrjen, ajo që bëri përshtypje ishte italiani Letizzia, i cili u arrestua pak minuta më pas. Sipas mediave italiane, Letizia përshkruhej si një vrasës gjakftohtë, ndërsa ishte pjesë e klaneve të Camorras duke u bërë i pari vrasës që kontraktohej në eliminimin e shqiptarëve.

Një tjetër vrasës me pagesë kreu një krim në vend. Ish-pjesë e Forcave Speciale Greke, Efthimio Efthimiu vrau Devi Kasmin mbrëmjen e 29 janarit 2018 pak larg nga banesa e tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Veç Italisë e Greqisë, të cilat kanë importuar vrasës me pagesë tashmë në listë janë dhe Britania e madhe apo dhe Portugalia. Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj nxori në dritë se gjashtë britanikë mes tyre një shqiptar me pasaportë angleze dhe një portugez eliminuan një shqiptar sërish për motive gjakmarrjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit