Vrasja e 20-vjeçares britanike nga burri në Greqi, zv.kryeministri Braçe, thirrje mediave greke: U kërkoni ndjesë shqiptarëve për akuzat

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, u ka bërë thirrje mediave greke të kërkojnë ndjesë që përfshinë shqiptarët në krimin e Glyka Neras, ku Babis Anagnostopulos vrau gruan e tij Caroline Crouch.

Braçe thotë se 20-vjeçaren nuk e ka vrarë asnjë shqiptar, por media greke është e mbytur në stereotipe me baza etnike.

Braçe thotë se mediat e vendit fqinj për javë të tëra vunë shqiptarët në shënjestër, madje një prej tyre e shpallën fajtor, ndërkohë që nuk kishte ndodhur asnjë grabitje në banesën e çiftit.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

Pra;
CAROLINËN NUK E KA VRARË
NJË SHQIPTAR!

AS NJË BANDË SHQIPTARESH DHE,
AS NJË BANDË ROMËSH NGA SHQIPËRIA,
“ATA QE KRYEJNË KRIME TË PËRBINDSHME NË VENDIN FQINJ”!

Prej ditës kur u njoftua krimi makabër,
orës, orëve e ditëve që pasuan,
mbushur me lajme të medias greke se “vrasësit janë shqiptare”, “vrasësit folën gjuhë të përafërt me shqipen”, “vrasësit mund të jenë një bandë romësh nga Shqipëria që vjedhin e pasojnë me krime të përbindshme”, kam uruar të mos jetë e vërtetë!

E VËRTETA DOLI NË DRITË TË DIELLIT DHE VRASËSI NUK ËSHTË NJË SHQIPTAR, AS SHUMË TË TILLË!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojnë një duartrokitje të madhe për punën, profesionalizmin, këmbënguljen për t’i shkuar krimit deri në fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit të një krimi të përbindshëm!

Po media greke?
Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e një pjesë edhe rraciste,
duhet të bëj një hap pas e të kërkojë ndjesë;

Për javë të tëra vuri shqiptarët në shënjestër, madje një pjesë i shpalli fajtore, jo vetëm që nuk ndihmoi hetimin por i mori kohë hetimit duke e shtyrë e vënë nën presion me një pistë të paqenë, të rremë, të pavërtetë!

I keqardhur pafund për këtë!

Krimi nuk ka komb, as kombësi!
Krimineli është njësoj i tillë pavarësisht pasaportës, pasaportave;
Duhet trajtuar njësoj, sipas ligjit e më ashpërsinë që buron prej tij;
Agjensitë tona ligjzbatuese duhet të jenë edhe me afër, të bashkëpunojnë edhe me fort, intesivisht për ti bërë kufijtë e vendet tona edhe me të sigurta, duke ju ofruar qytetarëve tanë paqe e qetësi!

SHKARKO APP